Basketboll

Golden State Warriorsi fiton ndaj Lakersit me shkëlqimin e Curryt

gsw

Stephen Curry shënoi 37 pikë në fitoren e skuadrës Golden State Warriors 123:116 ndaj Los Angeles Lakersit, të enjten pas mesnate. 

Brandin Podziemski kontribuoi me 28 pikë, ku i pati tetë trepikësha të realizuar, që është rekord për të. 

Jamesi nga ana tjetër i realizoi 33 pikë për Lakersin, ndërsa 31 pikë i pati Austin Reaves. Reaves i shënoi nëntë trepikësha, por që në fund ishin të pamjaftueshme për ta shmangur disfatën. 

Me këtë disfatë, Lakersi mbetet në vendin e katërt në Konferencën e Perëndimit. 

Për Warriorsin ishte fitorja e katërt rresht, dhe e 20-ta në 24 ndeshjet e fundit. 

Në ndeshjen tjetër, Milwaukee Bucks fitoi 126:113 ndaj Philadelphia 76ers, kurse Giannis Antetokounmpo regjistroi dyshifror të trefishtë me 35 pikë, 20 asistime e 17 kërcime. 

Fitore kanë realizuar edhe Memphis Grizzlies ndaj Miami Heatit, Portland Trail Blazers që e mposhti Toronto Raptorsin, Orlando Magicu që triumfoi ndaj Washington Wizardsit dhe Minnesota Timberwolves që fitoi ndaj Brooklyn Netsit.

VIDEO: