Nuk ka pasur shumë punë për Komisionin e garave të Superligës në basketboll, pas ndeshjeve të para gjysmëfinale të plejofit.
Të shtunën, Trepça fitoi bindshëm ndaj Sigal Prishtinës, ndërsa të dielën Bashkimi e mposhti Pejën.
Nuk ka pasur telashe në ndeshjet që janë drejtuar nga gjyqtarë të huaj.
Megjithatë Bashkimi është gjobitur me 700 euro për “sharje në kor në drejtim të skuadrës mysafire”.
Për gabime teknike me nga 100 euro janë dënura Altion Morina i Bashkimit dhe Daryll Morsell i Pejës.