Basketboll

Fitorja e nëntë rresht e Prishtinës

KB PRishtina

Sigal Prishtina e ka shënuar fitoren e nëntë rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Sigal Prishtina e fitoi derbin ndaj Borës të shtunën mbrëma me rezultatin 72:67. Kjo ndeshje i takoi javës së 23-të të elitës së basketbollit kosovar.

Për Borën ishte disfata e dytë në pesë ndeshjet e fundit. Ka edhe tri fitore. 

Bora e filloi më mirë takimin duke e fituar çereken e parë me rezultatin 26:12. 

Por Sigal Prishtina u kthye fuqishëm duke i fituar tre çerekët e fundit me rezultatet 26:20, 14:10 dhe 20:11. 

Më i dalluari te Sigal Prishtina ishte Rashid Mahalbasiq me 17 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime. 

Lojë të mirë pati edhe Josh Nzeakor me 16 pikë, nëntë kërcime dhe një asistime. 

Ndërsa te Bora u dallua Alex Lomax me 18 pikë, tri kërcime dhe pesë asistime.

Prishtina përkohësisht del në vendin e parë me 38 pikë.

Bora renditet në pozitën e gjashtë me 31 pikë.