Vëllaznimi e ka fituar thellë ndeshjen e fundit të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Të hënën mbrëma në Pallatin e Rinisë, Vëllaznimi mposhti Prishtinën me rezultatin 101:85. Dallimi u bë në çerekun e dytë të cilin gjakovarët e fituan 26:15. Më pas Vëllaznimi mbajti epërsi deri në fund.
Trey Anderson udhëhoqi Vëllaznimin me 22 pikë e gjashtë kërcime. Michael Nuga i kishte 15 pikë e pesë asistime.
Levan Alston i kishte 17 pikë, ndërsa Atik Koshi shtoi 13 pikë.
Prishtinës nuk i mjaftuan 21 pikët e 14 kërcimet e Damiree Burns. Daniel Lekndreaj i kishte 22 pikë.
Rashad Williams i realizoi 19 pikë.
Vëllaznimi me fitore largohet nga pozita e fundit. Tani i ka 10 pikë në vendin e pestë. Prishtina i ka 11 pikë. Për Prishtinën është humbja e dytë rresht.