Arben Fetahu ka marrë përkrahjen e gjitha klubeve dhe shoqatave të licencuara për ta udhëhequr Federatën e Basketbollit të Kosovës edhe për një mandat 4-vjeçar. Afati për dorëzimin e nominimeve për kryetar të FBK-së ka përfunduar të hënën. Kuvendi Zgjedhor mbahet më 30 gusht në Prishtinë.
“Në përputhje me nenin 8 të Rregullores së Punës së Kuvendit të FBK-së dhe nenin 26 të Statutit të FBK-së, të gjitha klubet dhe shoqatat e licencuara e kanë nominuar kryetarin aktual, Arben Fetahu, për një mandat të ri katërvjeçar”, shkruan në njoftimin e FBK-së. “Po sot ka përfunduar edhe afati për dorëzimin e autorizimeve për delegatë të Kuvendit të FBK-së, në përputhje me nenet 14, 15 dhe 16 të Statutit të FBK-së. Sipas nenit 14 të Statutit të FBK-së, Kuvendin e Federatës e përbëjnë delegatët e autorizuar të anëtarëve të Federatës dhe Kryetari i Federatës”.
Fetahu është zgjedhur kryetar i FBK-së në vitin 2018, duke pasur Erolld Belegun.