Fanella që Kobe Bryant e mbajti veshur në debutimin e tij me Los Angeles Lakersin në vitin 1996 është shitur për 7 milionë dollarë në ankand, shkruan “BBC” të premten.
Ishte fanella e parë e Bryantit me Lakersin në edicionin 1996-1997 dhe është bërë fanella e katërt më e shtrenjtë e të gjitha kohëve.
Bryanti e kaloi gjithë karrierën te Lakersi, ndërsa e fitoi titullin në ligën NBA pesë herë.
Si lojtari më i vlefshëm i ligës u zgjodh në vitin 2008.
Kjo fanellë është shitur për herë të parë për 115,242 dollarë në vitin 2013, shtatë vjet para se Bryanti dhe vajza e tij, Gianna, të vdisnin në përplasjen me helikopter.
Fanella e bejsbollistit Babe Ruth është më e shtrenjta e shitur ndonjëherë.
Ajo u shit për 24 milionë dollarë në muajin gusht të vitit të kaluar.