Basketboll

Emërohen selektorët e grupmoshave të reja në basketboll

Emërohen selektorët e grupmoshave të reja në basketboll

Janë emëruar përzgjedhësit e grupmoshave të reja te Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve. 

Kështu ka njoftuar të martën FBK-ja. 

Selektor i Përfaqësueses U20 të Kosovës është emëruar Andin Rashica. 

Ndihmës trajner te Kosova U20 janë zgjedhur Endrit Elshani dhe Egzon Uka. 

Te Përfaqësuesja U18 selektor është emëruar Dion Pllana. Ndihmës trajner do të jetë Defrim Hashani. 
Ndërsa të Përfaqësuesja U16, Gyltekin Selimi, është përzgjedhur selektor. 

Ndihmës trajnerë janë Laurant Ibrahimi dhe Vigan Radoni. 

Vendimi për emërimin e selektorëve të rinj do të hyj në fuqi nga data e miratimit nga bordi i FBK-së. 

Po ashtu Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës pritet shumë shpejt të emërojë edhe shtabet teknike te Përfaqësuesja U16 dhe U18 në konkurrencën e femrave.