Basketbollisti kosovar Edon Maxhuni do ta vazhdojë karrierën në elitën e basketbollit të Francës. Nga Le Portel është transferuar te skuadra tjetër franceze, SIG Strasbourg. Me këtë skuadër ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
“Në kërkim të një lideri të ri në rritje, por tashmë edhe me përvojë, Strasbourg firmosi me lojtarin finlandez Edon Maxhuni për dy sezonet e ardhshme”, shkruan në faqen zyrtare të ekipit francez, që ka buxhet prej 7 milionë eurosh. Me Maxhunin, skuadra franceze ka synime të mëdha.
Basketbollisti 26-vjeçari edicionin e kaluar luajti me mesatare prej 11 pikëve e 4 asistimeve për ndeshje. Ai më herët karrierë ka bërë edhe në Gjermani, Finlandë e Spanjë. Fundori 188 centimetra është me prejardhje nga Kosova. Ai u lind në Finlandë, shtet të cilin e përfaqëson.