Basketboll

Durant lojtari i tetë që arrin shifrën e 30 mijë pikëve në NBA

Kevin Durant me fanellen e Phoenix Suns ne ndeshjen kunder Memphis Grizzlies

Kevin Durant me fanellen e Phoenix Suns në ndeshjen kundër Memphis Grizzlies

Foto: Associated Press

Kevin Duran është bërë basketbollisti i tetë në histori që ka arritur shifrën e 30 mijë pikëve në stinore të rregullta në NBA.

Basketbollisti 36-vjeçar arriti këtë shifër të martën mbrëma në humbjen 119:112 që skuadra e tij e pësoi nga Memphis Grizzlies. Durant shënoi 34 pikë. Ai ka realizuar 30 mijë e tetë pikëve në stinore të rregullta të NBA-së. 

Durant i është bashkuar emrave si LeBron James, Kaeem Abdul-Jabbar, Karl Malone, Kobe Bryant, Michael Jordan, Dirk Nowitzki e Wilt Chamberlain, të cilët e kanë arritur këtë shifër. 

Rekordin për pikë të shënuara në stinor të rregullt e mban LeBron James i LA Lakers, me 41 mijë e 623 pikë. 

“Është nder i veçantë të jem në të njëjtën kategori si këta lojtarë që kanë shtyrë lojën para. Ky gjithmonë ka qenë synimi im...Të përmendem me këta emra, atëherë i bie se jam duke bërë diçka mirë”, tha Durant, raporton agjencia “AP”. 

VIDEO: