Basketboll

Fund i turpshëm i ndeshjes Bashkimi – Peja

KB PEJA

Është ndërprerë ndeshja gjysmëfinale e plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll mes Bashkimit dhe Pejës.

Pesë sekonda para fundit të vazhdimit prej pesë minutave erdhi te një tollovi në fushën e lojës. Ka pasur shkëmbim grushtesh e ndërkohë edhe hedhje të mjeteve shpërthyese në fushën e lojës.

Parketi shpejt u mbush me policë, ndërsa tifozët janë larguar nga palestra.

Nga Peja kanë thënë se është grushtuar lojtari i kësaj skuadre, Maruqes Townes. 

Kur u ndërpre ndeshja, rezultati ishte 84:78 në të mirë të Bashkimit.

Së fundi u raportua që përleshja ndodhi mes tifozëve të Bashkimit dhe pjesëtarëve të sigurimit.

Pas dhjetëra minutash dhe pas largimit të të gjithë tifozëve e po ashtu tymit nga palestra, janë luajtur pesë sekondat e mbetur.

Bashkimi fitoi 84:78 dhe bëri hap të madh drejt finales. Tani udhëheq 2:1 në serinë gjysmëfinale të plejofit.

Ndeshja e katërt zhvillohet të enjten në Pejë.


Peja thotë se u sulmua lojtari i saj

Peja doli me një njoftim pas ndërprerjes së ndeshjes në Prizren. Sipas Pejës, me grushte pas kokës është sulmuar lojtari i saj, Marques Toënes.

“KB Peja do të shqyrtojë çdo mundësi”, shkruan në njoftim.


Ndërpritet ndeshja në Prizren

Është ndërprerë ndeshja mes Bashkimit e Pejës në Prizren.

Pak sekonda para fundit erdhi te një rrahje në fushën e lojës. Janë përfshirë lojtarë e shikues. Janë hedhur edhe mjete shpërthyese në fushën e lojës.

Bashkimi po udhëheq 84:78, pak të qindtat para fundit.


Dramë në Prizren, ndeshja Bashkimi – Peja vendoset pas vazhdimit

Do të luhet vazhdimi prej pesë minutash për të përcaktuar fituesin e ndeshjes mes Bashkimit dhe Pejës.

Pas 40 minutave lojë rezultati është 69:69.

Peja barazoi 16 sekonda para fundit me treshen e Marques Towns. Bashkimi nuk e shfrytëzoi aksionin e fundit