Basketboll

Curry shkruan tjetër histori në ligën NBA

Stephen Curry

Stephen Curry është bërë lojtari i parë i Golden State Warriorsit në historinë e ligës NBA që arrin 700 20-pikësha në karrierë brenda një ndeshjeje.

Skuadra e tij të premten pas mesnate fitoi me rezultatin 132:108 ndaj Sacramento Kingsit.

Curry ishte njëri prej katër lojtarëve që realizoi 20 apo më shumë pikë.

Brandin Podziemski dhe Moses Moody bashkë i realizuan 43 pikë, kurse Buddy Hield i kishte 22 pikë gjithsej.

Kjo fitore ka bërë që Warriorsi të kalojë mbi Kingsin në Konferencën e Perëndimit, në vendin e nëntë.

Curry me 20 pikët e shënuara është barazuar me legjendën e ligës NBA, Michael Jordan, për më së shumti ndeshje ku i kanë shënuar 20 e më shumë pikë, pasi kanë mbushur 35 vjet.

Lideri i Konferencës së Perëndimit, Oklahoma City Thunder, ka fituar përballë Utah Jazzit 130:107, në Salt Lake City.

Shai Gilgeous-Alexander i shënoi 21 pikë, ndërsa Chet Holmgren kontribuoi në fitore me 20 pikë, në fitoren e tetë nga nëntë të fundit.

Cleveland Cavaliers dominoi ndaj New York Knicks pas fitores 142:106, në Konferencën e Lindjes.

“Kalorësit” në vendin e parë kanë 46 fitore nga 56 ndeshje.

Milwaukee Bucks fitoi ndaj Washington Wizardsit 104:101. Brook Lopez i shënoi 18 pikë e nëntë kërcime.

Fitore pas katër humbjeve rresht ka shënuar Miami Heat që e mposhti 120:111 Toronto Raptorsin. Detroit Pistons e mposhti San Antonio Spursin 125:110, ndërsa Dallas Mavericks triumfoi ndaj New Orleans Pelicans 111:103.

Houston Rockets ishte më i fortë se Minnesota Timberwolves dhe fitoi 121:115.