Boston Celticsi ka fituar ndeshjen dramatike dhe ka marrë epërsinë 1:0 në ndeshjen e parë finale në Konferencën e Lindjes kundër Indiana Pacersit.
Në “TD Garden”, Celticsi triumfoi 133:128 pas një shtese.
Koha e rregullt përfundoi 117:117.
Kur kishin mbetur pak më shumë se 20 sekonda në çerekun e katërt, basketbollistët e Pacersit humbën topin teksa po udhëhiqnin me tri pikë (114:117). Kjo i mundësoi aksion Celticsit, që barazoi përmes Jaylen Brown.
Në aksionin e fundit, Tyrese Haliburton nuk ishte i saktë dhe ndeshja shkoi në shtesë, në të cilën vendasit shkëlqyen.
Jayson Tatum me 36 pikë e 12 kërcime, Jrue Holiday me 28 pikë e Jaylen Brown me 26 ishin më të dalluarit te Celtics.
Te Pacers, Haliburton pati 25 pikë e 10 asistime, Pascal Siakam shtoi 24 pikë e 13 kërcime e Myles Turner 23 pikë e 10 kërcime.
Skuadra që shënon katër fitore shkon në finalen e madhe.