NBA

Celticsi eliminon Heatin, Mavericks merrr epërsinë ndaj Clippersit

Jayson Tatum

Boston Celtics nuk ka lejuar befasi dhe e ka mposhtur Miami Heatin në ndeshjen e pestë, duke fituar serinë 4:1.

Në “TD Garden”, Celtics nuk i la asnjë shans Heatit që në çerekun e parë. Në fund, triumfuan 118:84.

Kontribut në fitoren e Celtics dhanë Jaylen Brown me 25 pikë, Derrick White me 25, Sam Hauser me 17 e Jayson Tatum me 16.

Te Heat, u veçua Bam Adebayo me 23 pikë.

Në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes, Celticsi pret fituesin e serisë Cleveland Cavaliers – Orlando Magic (3:2).

VIDEO:

Dallas Mavericksi i udhëhequr nga Luka Donçiq e ka rimarrë epërsinë e serisë në udhëtim ndaj Los Angeles Clippersit.

Mavericksi fitoi bindshëm 123:93.

Slloveni Donçiq pati 35 pikë e 10 asistime.

Dallasi po udhëheq serinë 3:2.

VIDEO: