Basketboll

Celtics arrin fitoren e dytë ndaj Mavericksit

Celtics e Mavericksit

Boston Celtics e ka shënuar fitoren e dytë të serisë finale në ligën më të fuqishme të basketbollit në botë, NBA. Të dielën mbrëma, Celtics në TD Garden triumfoi me rezultat 105:98 ndaj Dallas Mavericksit.

Celticsi tashmë kryeson 2:0, me fitore, ndërsa i duhet vetëm edhe dy fitore të tjera për ta fituar titullin e tyre të 18-të në NBA.

Dallasit nuk i kreu punë  loja e mirë e Luka Donçiqit, i cili regjistroi triple-double me 32 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime. Më i dalluari te Celticsi ishte Jrue Holiday me 26 pikë, 11 kërcime dhe tre asistime.

Homologu i tij Jaylen Brown arriti 21 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime. Ndeshja e tretë e serisë finale në NBA do të zhvillohet në Dallas të mërkurën pas mesnate.