Basketboll

Butlerit i kthehet buzëqeshja, Schroder shkëmbehet tri herë brenda ditës

Butler

Basketbollisti që ishte pjesë e All-Starit në gjashtë raste, Jimmy Butler, ka thënë se i është kthyer buzëqeshja, pasi e kompletoi transferimin te Golden State Warriors nga Miami Heati. 

35-vjeçari u suspendua tri herë gjatë kohës te Heati në vitin 2025 për sjellje jo të mira, ndërsa nuk ka luajtur prej 21 janarit. 

Warriorsi në shkëmbim të Bulterit, ia dha Heatit Andrew Wigginsin, Kyle Andersonin dhe një zgjedhje të raundit të parë. 

Butleri ende nuk e ka fituar kampionatin, por e ka bërë të qartë se një gjë të tillë dëshiron ta bëj me “luftëtarët”. 

Dennis Schroder ishte pjesë e shkëmbimit të Butlerit, por përfundoi duke ndërruar tri skuadra të ndryshme. 

31-vjeçari e nisi sezonin me Brooklyn Netsin, por u transferua te Warriorsi në muajin dhjetor. 

Ishte afër kalimit te Miami Heati fillimisht. Më pas rrugëtimi i tij shkoi drejt Utah Jazzit, ndërsa në fund përfundoi te Detroit Pistons. 

Schroder në karrierën e tij në NBA ka zhvilluar 814 ndeshje. 

Në 12 muajt e fundit ka ndërruar pesë skuadra.