Epiteti i lojtarit më të mirë të javës së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll i ka takuar fundorit amerikan të Golden Eagle Yllit, Terrell Brown.
Ndonëse Ylli e humbi ndeshjen kundër Trepçës në Mitrovicë me shifrat 77:67, Brown shkëlqeu me paraqitje.
Ai e mbylli ndeshjen me 35 pikë, 9 kërcime e 2 asistime.
Brown po ashtu ka zënë vend edhe në pesëshen më të mirë të xhiros së dytë. Pesëshja përbëhet tërësisht prej lojtarëve amerikanë.
Pjesë e pesëshes më të mirë janë edhe Damiree Burns e Jalen Moore të Sigal Prishtinës, pastaj Ardarryl Clay Jr. i Borës dhe Desmond Cambrige i skuadrës së Trepçës.