Bora e Prishtinës ka mbetur në Superligën e Kosovës në basketboll.
Bora e fitoi edhe ndeshjen e dytë të plelajutit ndaj KEK-ut. Të premten mbrëma në Prishtinë, Bora fitoi me rezultat 96:80.
Alex Lomax ishte më i miri te Bora me 11 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime. Te KEK-u u dallua Adrian Ibishi me 28 pikë e tetë kërcime.
Ndeshjen e parë të plejautit, të luajtur në Obiliq, Bora e kishte fituar me rezultat 109:73.
Bora përfundoi edicionin si e parafundit në Superligë, ndërsa KEK-u ishte nënkampion në Ligën e Parë.
Nga Superliga u largua Proton Cable Prizreni, ndërsa në Superligë u inkuadra Grapeland.