Bora e ka fituar ndeshjen e parafundit të stinorit të rregullt në elitën e basketbollit të Kosovës dhe ka fituar përballë Proton Cable Prizrenit me rezultatin 102:87.
Ndeshja u zhvillua në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë të mërkurën mbrëma.
Pjesa e parë përfundoi 47:46 në të mirë të vendësve, ndërsa shkëputja në rezultat u bë në periudhën e tretë dhe të katërt.
Bora do të luajë në plejaut, pasi aktualisht ka 36 pikë kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund, ndërsa Prizreni në edicionin tjetër do të bëj gara në kategorinë e dytë pasi ka 32 pikë.
Adem Mekiq ishte më i miri te Bora me 29 pikë, tetë kërcime e po aq asistime, ndërsa Darryl Jordan pati lojë të mirë te mysafirët me 14 pikë, nëntë kërcime e dy asistime.