Basketbollistja e Kinës që luan në pozitën e qendrës, Zhang Ziyu, u bë virale për shkak të gjatësisë, derisa ajo po vazhdon shkëlqimin në Kupën e Azisë në Shenzen, në garën e grupmoshës U18 qe organizohet nga FIBA.
Qendra 17-vjeçare debutoi për Kinën në këtë turne këtë javë, ndërsa po vlerësohet me basketbollistin shtatlartë, Yao Ming.
Ajo është e gjatë 220 centimetra.
Në ndeshjen hapëse ndaj Indonezisë, ajo realizoi 19 pikë në 13 minuta, ndërsa shtoi edhe shtatë kërcime, dy asistime, dy topa të vjedhur e tri bllokada, në fitoren 109:50.
Dominimi i saj vazhdoi në duelin e dytë kundër Zelandës së Re të martën me 36 pikë, në fitoren 90:68.
Ndërkohë, të mërkurën, ajo realizoi plot 44 pikë, 14 kërcime e pesë asistime në fitoren 87:81 kundër Japonisë.
VIDEO: