Basketboll

Basketboll, Kosova U20 pëson thellë nga Ukraina

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në basketboll

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në basketboll është mposhtur thellë të mërkurën mbrëma nga Ukraina, në kuadër të Eurobasketit U20, Divizionin B. 

“Dardanët” humbën me rezultatin 67:50 në Mioveni të Rumanisë. Ukrainasit çerekun e parë e fituan 14:9, ndërsa në pushim mes pjesëve shkuan me 16-të pikë dallim, 36:20. 

Periudha e tretë ishte e barabartë, 13:13, ndërsa me një pikë dallim, 18:17, ukrainasit fituan në dhjetë minutëshin e fundit, për fitoren me 17 pikë dallim. 

Rrhon Dahsyla ishte më i dalluari te “Dardanët” me 13 pikë, tetë kërcime e tri asistime. 

Pikë dyshifrore pati vetëm edhe Eliot Peci, 10 gjithsej. 

Ai kontribuoi edhe me katër kërcime e tri asistime, por të pamjaftueshme për ta shmangur disfatën.

Daniil Sypalo tek ukrainasit pati dyshifror të dyfishtë prej 14 pikëve e 13 kërcimeve. 

Kosova fazën grupore e mbylli me dy fitore e tri disfata. 

U rendit në vendin e katërt të Grupit C me shtatë pikë, para Armenisë e Moldavisë. 

Tani do të luajë për plasman të përgjithshëm.