Basketboll

Bashkimi vazhdon bashkëpunimin me tre basketbollistë

KB Bashkimi

Lejson Zeqiri, Altin Morina dhe Samir Zekiqi do të jenë pjesë e klubit të basketbollit Bashkimi edhe për edicionin 2024/25.

Te skuadra nga Prizrenit kanë njoftuar se kanë vazhduar bashkëpunimin me Zeqirin, Morinën dhe Zekiqin, të cilët bartën barrën kryesore në ekip gjatë këtij edicioni në Superligën e Kosovës në basketboll.

Zeqiri pati një mesatare prej 16 pikëve, kapiteni Morina luajti me 10 pikë, 4 kërcime e 5 asistime, ndërsa Zekiqi pati 9 pikë e 4 kërcime për ndeshje.

Bashkimi stinorin e rregullt në elitën e basketbollit kosovar e mbylli në pozitën e gjashtë, ndërsa u eliminua në serinë çerekfinale të plejofit nga Golden Eagle Ylli.