Basketboll

Bashkimi nuk lejon befasi, avancon në gjysmëfinale

KB Bashkimi

Bashkimi nuk ka lejuar befasi ndaj Borës dhe ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll. 

Bashkimi kishte epërsi prej 22 pikëve nga fitorja e çerekfinales së parë 88:66, ndërsa të enjten mbrëma në “Sezai Surroi”, fitoi me 23 pikë dallim, 97:74. 

Skuadra prishtinase në fakt në pushimin e gjatë shkoi me dy pikë epërsi, 48:46. 

Por dallimi në rezultat u bë në dy çerekët e tjerë, të cilat skuadra prizrenase i fitoi 25:11 dhe 26:15, për fitoren e thellë. 

Pesë lojtarë të Bashkimit shënuan pikë dyshifrore në këtë ballafaqim. 

Robert Rikiq i pati 18 pikë, ndërsa Lejson Zeqiri kontribuoi me 17 pikë. 

Nga 11 pikë të realizuara i patën Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi, kurse Mack Smith shënoi 10 pikë.

Dion Haxhosaj i shënoi 18 pikë për Borën, por nuk ishin të mjaftueshme për ta shmangur disfatën dhe eliminimin nga gara e Kupës.