Ndeshje të fortë kanë luajtur Vëllaznimi e Bashkimi, të dielën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Në fund festuan prizrenasit, që sërish janë liderë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Bashkimi fitoi me rezultat 67:61.
Ishte kjo ndeshja e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Bashkimi udhëheq me 39 pikë, një më shumë se Trepça e Prishtina.
Vëllaznimi është i pesti me 34 pikë.
Erik Copes kishte statistikat më të mira te Bashkimi me 14 pikë e tetë kërcime. Wendell Green i8 realizoi 18 pikë e gjashtë asistime, ndërsa Lejson Zeqiri i kishte 18 pikë e pesë kërcime.
Trey Anderson kishte ndeshje të madhe te Vëllaznimi, por që nuk mjaftoi. Ai i realizoi 28 pikë, ndërsa i shtoi edhe 11 kërcime e dy asistime. Arian Azemi e përfundoi ndeshjen me 13 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime.
Antwan Walker i kishte tetë pikë e gjashtë kërcime.
Deri në fund të stinorit të rregullt kanë mbetur edhe pesë xhiro. Në xhiron e ardhshme Bashkimi luan derbi lokal me Proton Cable Prizrenin, ndërsa Vëllaznimi luan ndaj Trepçës në Mitrovicë.