Basketboll

Bashkimi kthen Copesin, angazhon edhe një amerikan tjetër

Erick Copes

Bashkimi i Prizrenit ka vazhduar me ndryshime në përbërje.

Pasi shkarkoi trajnerin Darko Raduloviq, klubi prizrenas të hënën njoftoi për kthimin e basketbollistit amerikan, Erick Copes. 31-vjeçari luan në afërsi të koshit dhe është i gjatë 206 centimetra.

Te Bashkimi, Copes ishte edhe edicionin e kaluar.

Po të hënën, Bashkimi njoftoi se ka firmosur me fundorin amerikan, Wendell Green jr. Ai së fundi ishte në Islandë dhe është shquar me efikasitet.

Lëvizje po bëjnë edhe skuadrat tjera. Trepça ështëe ndarë me qendrën Mohamed Barro dhe së shpejti pritet ta prezantojë një të huaj tjetër.