Bashkimi i Prizrenit në vazhdim të kampionatit do të jetë pa basketbollistin më të mirë të deritashëm, amerikanin Jayveous McKinnis.
Klubi prizrenas të mërkurën njoftoi se McKinnis ka thyer një asht në shuplakën e dorës së djathtë.
“Jayveous McKinnis ka pësuar dëmtim në ndeshjen ndaj Trepçës. Pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar se ai ka thyer shuplakën e dorës së djathtë”, njofton klubi prizrenas.
McKinnis është shquar me lojë të sigurtë dhe kontribut të madh në mbrojtje e sulm, sidomos me kërcime.
Bashkimi po lufton për titull të kampionit.