Basketbollistet e Bashkimit të hënën pasdite në Prishtinë e mposhtën Tiranën me rezultatin 73:54.
Tre çerekët e parë ishin të barabartë, ndërsa në çerekun e katërt basketbollistet prizrenase shpërthyen për fitoren bindëse. Çereku i katërt përfundoi 26:8 për Bashkimin.
Adrienne Godbold shkëlqeu te Bashkimi me 27 pikë e plot 28 kërcime.
Sabrina Molina Sosa ishte më e mira te Tirana me nëntë pikë e 12 kërcime.
Liga Unike te basketbollistet është zhvilluar me dhjetë xhiro të rregullta. Bashkimi përfundoi i pari, ndërsa Tirana e katërta. Titulli tani përcaktohet përmes turneut final. Është caktuar që në Prishtinë të zhvillohet “Final 4”, ndërsa Bashkimi është finalisti i parë.
Të martën prej orës 20:00 është finalja, ndërsa prej orës 17:00 ndeshja për vend të tretë.