Klubi i basketbollit, Bashkimi, të shtunën mbrëma ka triumfuar në derbin e qytetit.
Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 83:70.
Kjo ndeshje i takoi javës së 24-t të elitës së basketbollit kosovar.
Për Bashkimin ishte fitorja e dytë rresht.
Ndërkohë për Proton Cable Prizrenin ishte disfata e katërt radhazi.
Bashkimi mbetet lider me 41 pikë, një më shumë se Trepça që është në pozitën e dytë.
Proton Cable Prizreni është në pozitën e fundit me 29 pikë.
Te Bashkimi paraqitjen më të mirë e pati Dirk Williams me 22 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime.
Ndërsa te Proton Cable Prizreni u dallua Jordan Johnson me 28 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime.