Ylli i ligës NBA, Lonzo Ball, është paraqitur për herën e parë pas afro tre vjetësh.
Ai kishte lëndim të rëndë në gju, për të cilin u operua disa herë.
Ball që aktivizohet te Chicago Bulls, shënoi 10 pikë në 15 minuta, në fitoren parasezonale 125:123, ndaj Minnesota Timberwolvesit, të enjten pas mesnate.
26-vjeçari Ball e regjistroi edhe një asistim, një top të vjedhur dhe një bllokadë, në paraqitjen e tij të parë që prej 14 janarit të vitit 2022.
Ball paraqitje në ligën NBA ka edhe për Los Angeles Lakersin dhe New Orleans Pelicansin.