Volkswagen Group (VW) dhe rivali i Teslas, Rivian kanë nisur sipërmarrje të përbashkët, me gjigantin gjerman të veturave që do të rritë investimet në partneritet, shkruan BBC.
Të dy kompanitë thonë se marrëveshja tani është me vlerë 5.8 miliardë dollarë - pasi premtimi fillestar nga VW ishte prej 5 miliardë dollarësh.
Aksionet e Rivianit u rritën më shumë se 9 për qind pas njoftimit.
Marrëveshja do të bëjë që kompanitë të ndajnë teknologji kritike në një kohë kur ka rënë kërkesa globale për vetura elektrike dhe është rritur konkurrenca nga rivalët kinezë.
Marrëveshja e përbashkët i siguron Rivianit, që deri tash ka operuar me humbje, burim thelbësor financimi ndërsa përgatitet për lansimin vitin e ardhshëm të modelit R2 - automjet sportiv (SUV) që është më i vogël dhe më i përballueshëm sesa ato aktualet që i ka.
Kjo gjithashtu do të thotë se VW-ja do të jetë në gjendje të përdorë teknologjinë e Rivianit në gamën e saj të automjeteve.
Modelet e para të VW-së të pajisura me teknologjinë Rivian pritet të jenë të disponueshme për klientët që në vitin 2027.