Prodhuesi kinez i veturave elektrike, BYD, ka publikuar një sistem të ri të mbushjes që do ta bënte të mundur për veturat elektrike të mbushen aq shpejtë, sa ato me që mbushen me karburante, dhe ka njoftuar se për herë të parë do të ndërtojë një rrjet furnizimi në tërë Kinën, ka raportuar The Guardian.
E ashtuquajtura “super e-platform” do të jetë në gjendje të ketë shpejtësi të mbushjes deri në 1,000 kW, duke i mundësuar veturës të udhëtojë për 400 kilometra me pesë minuta mbushje, ka deklaruar themeluesi i kompanisë, Wang Chuanfu, nga një ngjarje e organizuar nga selia e kompanisë në Shenzen.
Shpejtësia e mbushjes prej 1,000 kW do të ishte dyfish më e shpejt se ajo e supermbushësve Tesla, versioni i fundit i të cilës arrin shpejtësinë e mbushjes deri në 500 kW. Teknologjia e shpejtësisë së mbushjes shihet si pjesë kyçe e adaptimit me vetura elektrike.
Ky lajm nuk do të jetë i mirëpritur nga Tesla që po përballet me probleme, stoqet e së cilës kanë rënë për 15% vetëm gjatë 10 marsit – si pasojë e përfshirjes politike me të djathtën në Evropë, e pronarit të saj, Elon Musk, si dhe punës së tij në largimin, e punëtorëve federalë si pjesë e punës së tij në Administratën e Trumpit.
Që nga dhjetori, kur vlera e Teslas arriti rekordin e 1.5 trilionë dollarësh, tani ka rënë pothuajse përgjysmë. Përveçse nuk ka arritur cakun e shitjeve, Tesla është përballur me presion të rritur të investitorëve për të prodhuar vetura autonome, të cilat Musk ka premtuar, por ka dështuar t’i arrijë për rreth një dekadë.
Po ashtu, ajo është duke është përballur me konkurrencë me modele më të lira të modeleve të veturave elektrike, siç janë ato të prodhuara nga BYD dhe kompanitë e tjera elektrike.
“Për t’ia larguar përdoruesve tanë ankthin e mbushjes, ne kemi pasur qellim që të arrijmë kohën e mbushjes së njëjtë me atë të karburanteve”, ka shtuar Wang.
Arkitektura e re e mbushjes fillimisht do të jetë e qasshme në dy lloje të veturave elektrike – Han L sedan dhe Tang L SUV që kushtojnë nga 34,000 euro – dhe BYD ka shtuar se do të ndërtojë më shumë se 4,000 vende të mbushjes së shpejtë, në të gjithë Kinën.