Përderisa kohëve të fundit çdo njoftim nga automobilizmi vjen për veturat elektrike, ka edhe befasi. Toyota, Mazda dhe Subaru në Japoni janë bashkuar për motorët me djegie të brendshme. Ekipet e tri kompanive të famshme do të punojnë në ulje të kostos.
Treshja ka thënë se do të japë secila kontributin e vet në atë që përfaqëson më së miri secilin brend. Motorët e rinj pritet të vijnë me mundësinë e djegies së disa lëndëve djegëse neutrale ndaj karbonit: hidrogjeni i lëngshëm, biokarburantët dhe lëndë djegëse sintetike.
Krahas kësaj, ka pasur edhe lajmërime të tjera. Toyota ka thënë se po punon në motorë të rinj 1.5-litërsh dhe një tjetër 2.0. Nuk ka dhënë shumë detaje për to, por ka thënë se kanë nivel të lartë të efikasitetit.
Subaru në anën tjetër ka sjellë një sistem hibrid të gjeneratës së re dhe e ka vendosur brenda prototipit të Crosstrekut. Gjenerata e tretë aktualisht nuk ka një opsion hibrid. Ai kombinon motorin 2.0-litërsh me baterinë 12.3 kilovatëshe dhe pakon e baterisë litium-jon.
Toyota, Mazda dhe Subaru e kanë bërë të qartë se do të mbesin rivalë pavarësisht bashkëpunimit në këtë rast.