Auto

Toyota do të tërheqë mbi 40 mijw automjete për shkak të problemeve me frenim

Toyota

Prodhuesi i automjeteve Toyota pritet të tërheqë 42 mijë automjete për shkak të problemeve me frenim, raportoi të dielën Reuters.

Siç ka njoftuar Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada, këto probleme me frenim mund të shkaktojnë zgjatjen e distancës së nevojshme për ndalim. 

Tërheqja prek disa automjete Corolla Cross Hybrid 2023-2024. 

Kjo agjenci ka raportuar për një gabim softueri në njësinë e kontrollit elektronik që menaxhon automjetin gjatë rrëshqitjes.