Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, ka rritur pagat e të gjithë punëtorëve në fabrikën e saj më të madhe gjerman.
Rritja që u bë në fillim të nëntorit është për 4 për qind, ka njoftuar të martën kjo kompani, raportoi Reuters.
Kjo rritje ndodhi një muaj pasi Tesla tha se do të japë vende pune të përhershme për 500 punëtorë.
"Ky është lajm i mirëpritur për fuqinë tonë punëtore - veçanërisht në një kohë kur shumë kompani në industrinë gjermane të automobilave po flasin për shkurtime të vendeve të punës dhe mbyllje të fabrikave", ka thënë drejtori i burimeve njerëzore, Erik Demmler.
Gruenheide, gjigafabrika e vetme evropiane e Tesla-s, punëson rreth 12,000 staf.
Tesla e zvogëloi stafin atje në fillim të këtij viti me reduktime vullnetare të stafit. Gjithashtu nuk zgjati kontratat për disa nënkontraktorë si pjesë e përpjekjes për të ulur kostot.