Auto

Tesla rrit çmimet e këtij modeli për 5,000 dollarë

Tesla

Foto: Ilustrim

Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla, ka shtrenjtuar çmimin e një prej modeleve të saj më të shitura të veturave. 

Siç është bërë e ditur në faqen e saj të internetit, Tesla të premten ka rritur çmimin e veturave të saj të Model S për pesë mijë dollarë.

Rritja e çmimit është bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Varianti bazë i Model S All-Wheel Drive tani do të kushtojë 79,990 dollarë, ndërsa varianti i performancës "Plaid" do të kushtojë 94,990 dollarë.