Auto

Tarifat e Trumpit për automjetet me ndikim të thellë te punonjësit e industrisë

Donald Trump

Foto: AP

Dy grupe biznesi në Michigan i kanë kërkuar presidentit Donald Trump të ndalojë planet për të vendosur tarifa gjithëpërfshirëse prej 25 për qind për automjetet dhe pjesët e importuara.

Sipas tyre, kjo do të çonte në rritje dramatike të çmimeve dhe ndërprerje të zinxhirit të furnizimit, raportoi Reuters.

“Rritja e kostove do të shkaktonte përçarje të konsiderueshme në të gjithë zinxhirin e furnizimit dhe, ndoshta më e rëndësishmja, do të çonte në rritje të konsiderueshme të çmimeve të kostos së automjeteve për konsumatorët amerikanë”, thanë në një letër Dhoma Rajonale e Detroitit dhe MichAuto, një shoqatë automobilistike. 

Sipas këtyre grupeve, kjo do të ndikojë edhe te qytetarët e klasës punëtore. 

Tutje është thënë se tarifat do ta dëmtojnë industrinë dhe ekonominë e automjeteve të shtetit, duke vënë në dukje se ka më shumë se një mijë furnizues të automjeteve me bazë në Michigan.