Auto

Si reagon autopiloti i Teslas në kthesa të rrezikshme

Tesla

Tesla duket se është konfiguruar mjaftueshëm sa për të reaguar në situata ku komunikacioni rrugor është i rënduar. Kështu u bë e ditur në një video të publikuar ku autopiloti i veturës amerikane drejtohet në një rrugë me kryqëzim.

Videoja e filmuar në një rrugë në Los Angeles shfaq Teslan që pret në radhë për të kaluar në anë të majtë, me siguri të plotë dhe pa rrezikuar të tjerët.

Kthesa e rrezikshme majtas trajtohet jashtëzakonisht mirë nga FSD v12.3.

“Nëse jetoni në LA do ta dini se këto kthesa të pambrojtura përpara e majtas është pjesa më e rrezikshme e drejtimit. Dhe ato janë të gjithë qytetin. Është evidente që ekipi i Teslas AI ka shpenzuar sasi të madhe përpjekjesh në trajnimin e sistemit FSD v12”, thuhet në postimin në X.

Autopiloti apo vetëdrejtimi i Teslas konsiderohet i suksesshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndonëse në disa raste është thënë se s’kishte reaguar me kohë.