Auto

Shkrini akullin nga xhamat me mënyrën “tradicionale”

Akulli në dritare

Një prej sfidave shqetësuese gjatë dimrit është heqja e akullit nga xhami i veturës suaj në mëngjeset me ngrica. Ekzistojnë disa mënyra për ta eliminuar këtë problem, por në një artikull të “AAA” thuhet se mënyrat e vjetra kryejnë punë: ndizni motorin, vendosni ngrohësin të shkrijë, rregulloni rrjedhën e ajrit për të riqarkulluar dhe zhvendosini kontrollin e temperaturës në maksimum.

Kjo ndikon shumë që ajri i nxehtë të shpërndahet, duke bërë që akulli dhe bora të shkrihen dhe vetura të jetë e gatshme për ngasje në mënyrë të sigurt.

Ndonëse tingëllon si ide e mirë, nuk rekomandohet të përdoret uji i nxehtë direkt mbi xhama të veturës.

Ai mund të shkaktojë dëme të menjëhershme për shkak të ndryshimit të papritur të temperaturës, duke rrezikuar plasaritjen ose thyerjen e xhamave.

Kjo ndodh pasi xhami s'mund të përballojë nxehtësinë e lartë. Rekomandohet edhe përdorimi i një pastrues të xhamave.