Auto

Shitjet e veturave Mercedes-Benz në rënie gjatë 2024-tës

Mercedez

Shitjet e veturave kryesore të kompanisë Mercedes-Benz kanë shënuar rënie në vitin 2024, raportoi Reuters të dielën.

Siç bëhet e ditur nga prodhuesi gjerman i veturave luksoze, 2024-ta është cilësuar si vit i vështirë për industrinë e automobilave për shkak të rënies së kërkesës në një ekonomi të dobët, veçanërisht në Kinë. 

Megjithatë në tremujorin tetor-dhjetor, Mercedesi kishte shënuar rritje në njësinë kryesore të veturave.

Ndërsa shitjet e makinave në tremujorin e katërt u rritën me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Prodhuesi i makinave duhet të raportojë rezultatet financiare të vitit 2024 më 20 shkurt.