Auto

Shitjet e veturave elektrike arrijnë në 20 milionë në vitin 2025

Vetura elektrike

Foto: AFP

Shitjet globale të automjeteve krejtësisht elektrike do të rriten me të paktën 17 për qind këtë vit apo në mbi 20 milionë vetura.

Kjo rritje parashikohet të ndodhë për shkak të subvencioneve të tregtisë së veturave të Kinës, raportoi Reuters.

Evropa, tregu i dytë më i madh në botë i veturave elektrike do t'i rikthehet rritjes së shitjeve pasi synimet e emetimit të karbonit të hyjnë në fuqi dhe modelet më të lira të jenë të disponueshme, por ritmi do të mbetet më i ngadaltë se në vitin 2023.

Prodhuesit e veturave e shohin 2025-tën si vit transformues, pasi Evropa prezanton objektiva të reja për të inkurajuar adoptimin e veturave elektrike, ndërsa SHBA-ja heq objektivat e saj të elektrifikimit nën administrimin e presidentit Donald Trump.

Kompanitë ende rrezikojnë rreth 10 miliardë euro gjoba për mungesën e objektivave të BE-së për emetimin e gazit.