Auto

Shitjet e Teslas bien në nivelin më të ulët në tre vjet

Elon Musk

Shitjet e Teslas kanë rënë në nivelin më të ulët në tre vjet pas reagimeve kundër shefit të saj, Elon Musk.

Prodhuesi i veturave elektrike shiti pothuajse 337 mijë automjete elektrike në tre muajt e parë të vitit 2025, rënie prej 13 për qind nga një vit më parë.

Aksionet e Teslas ranë të mërkurën pas publikimit të shifrave të ulëta të shitjeve.

Tesla përballet me konkurrencë në rritje nga kompania kineze BYD, por ekspertët besojnë se roli i diskutueshëm i Muskut në administratën Trump ka pasur gjithashtu efekt.

Kompania ka fajësuar për rënien një version të ri të veturës së saj më të shitur, por ekspertët e kanë drejtuar gishtin kah Musku.

“Këto shifra janë të neveritshme. Marka është dëmtuar dhe mund të mos jetë e rregullueshme”, shkroi në “X”, investitori i hershëm i Tesla, Ross Gerber, i cili dikur ishte mbështetës i Muskut, por kohët e fundit ka kërkuar që bordi të largojë miliarderin si shef.