Auto

SHBA-ja heton automjetet Nissan, shkak problemet me airbag

Nissan

Nissan

Rregullatorët amerikanë të sigurisë së automjeteve kanë thënë të hënën se kanë hapur një hetim për afro 75,000 vetura të reja Nissan, modeli i vitit 2015 Rogue Select, nën dyshimet për probleme me airbag, raportoi Reuters të martën.

Hetimi i Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada u nis në përgjigje të raportimeve për vendosje të paqëllimshme pasi dera e automjetit është mbyllur ose përplasur.

Agjencia tha se vendosje të tilla të airbagëve mund të bëjnë që pasagjerët e automjeteve të lëndohen ose të rezultojnë në humbjen e mbrojtjes së jastëkëve të ajrit.

Nissani tha se po punon ngushtë me NHTSA-n në përgjigje të këtij vlerësimi paraprak. 

“Nissani vlerëson marrëdhënien e tij me NHTSA-n dhe do të vazhdojë të angazhohet në dialog transparent dhe bashkëpunues për të gjitha çështjet e sigurisë së produktit”, thuhet në përgjigjen e kompanisë. 

Më shumë se 30 vdekje në mbarë botën - duke përfshirë 27 në Shtetet e Bashkuara - dhe më shumë se 400 lëndime janë raportuar që nga viti 2009 nga prodhues të ndryshëm automjetesh për shkak të fryrësve të jastëkëve të ajrit që mund të shpërthejnë, duke lëshuar copëza metalike brenda veturave dhe kamionëve.