Auto

Saga vazhdon – Tesla Roadster shtyhet sërish

Tesla

Tesla Roadster është shtyrë sërish. Modeli i paralajmëruar nga gjiganti i veturave elektrike nuk po gjen rrugën drejt daljes në treg, qëkur u prezantua si koncept më 2017. 

Elon Musk fillimisht pati paralajmëruar se vetura do të dalë në rrugë më 2020. Ky afat pati kaluar e Musk pati premtuar 2024-shin. 

Ndërkaq në një takim me aksionarët të enjten, Musk ka konfirmuar se s’do të arrijë as sivjet duke e shtyrë edhe një herë lansimin. Sipas raportimeve, gjatë takimit Musk ka thënë se pavarësisht rëndësisë së veturës, ka qëllime të tjera më me ndikim shoqëror nga Tesla.

Kur vetura Roadster ishte paralajmëruar, ishte premtuar tejkalimi i kufijve të performancës. Vetura me mbi 1000 kuajfuqi ishte thënë se do të mbërrijë përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për më pak se dy sekonda.