Auto

Rregulli i “dy sekondave” që mund t’iu shpëtojë nga gropat në rrugë

Gropat në rrugë

Gropat janë fatkeqësi për shoferët, por ka një rregull që nëse respektohet, shumë lehtë mund të shmangen dëmtimet në veturë.

Mirror ka shkruar për rregullin e "dy sekondave" që mund të ndihmojë në shmangien e rreziqeve pranë gropave në rrugë, duke shtuar se kjo është rekomanduar nga ekspertë të komunikacionit.

Ekspertët rekomandojnë mbajtjen e një distance prej dy sekondave mes veturës dhe gropës, në mënyrë që gropat në rrugë t'i evidentoni me kujdes dhe në kohë të duhur.

Në bazë të kësaj, shoferët mund të shmangin gropën ose brenda dy sekondave të ngadalësojnë shpejtësinë aq shumë saqë edhe rënia në gropë nuk do të ndikonte në veturë.

Ekspertët kanë thënë se gjithashtu duhet pasur shumë kujdes në zonat ku nuk ka shenja komunikacioni, pasi aty gjasat për t'u përballur me gropa janë të mëdha.