Auto

Revolucioni i Teslas, mësohet data e lansimit të robotaksisë

Robotaksi

Elon Musk, shefi i Teslas, ka njoftuar zyrtarisht se prodhuesi do të prezantojë robotaksinë më 10 tetor, rreth dy muaj më vonë nga plani fillestar.

Musku ka thënë se vonesa është rezultat i dëshirës për të bërë disa ndryshime të rëndësishme, të cilat sipas tij do të përmirësojnë automjetin. Robotaksi mund të quhet “Cybercab”.

Miliarderi amerikan shtoi se vonimi i prezantimit të robotaksitë do të hapë hapësirë ​​për prezantimin e “disa gjërave të tjera”, por ende nuk dihet se cilat janë ato.

Sipas Muskut, veturat vetë-drejtuese, duke përfshirë taksitë, janë çelësi i së ardhmes të Teslas. Megjithatë, është ende e paqartë nëse Tesla mund të përsosë në të vërtetë teknologjinë për vozitje autonome. Kompania tashmë ka funksion të plotë të vetë-drejtimit, por ende kërkon mbikëqyrje njerëzore dhe shpesh bën gabime.