Pronarët e veturave Volkswagen janë bërë cak i hajnave të cilët kanë vjedhur sensorët e kontrollit nga veturat përreth Londrës. Ata kanë zbuluar se kjo ka ndodhur për shkak të “dizajnit të dobët” të veturës që e bënë të lehtë vjedhjen.
Sensorët, që kushtojnë secili rreth 800 euro, janë të vendosur pas shenjës “VW” dhe duket se janë cak i famshëm për hajdutët.
Kjo pjesë është kyçe për kontrollin e veturës pasi matë distancën me veturën përpara, dhe e përshtat shpejtësinë bazuar në të. Megjithatë, është lehtë e qasshme, raportoi Guardian.
Pronarët e veturave kishin raportuar për vjedhjet fillimisht më 2016, dhe disa janë bërë cak për herë të dytë pasi pajisjet janë zëvendësuar.
Një zëdhënës i Volkswagenit ka thënë se personat duhet të merren me Policinë për rastet, pasi duket “si krim i lokalizuar dhe nuk kanë ndodhur incidente të ngjashme diku tjetër”.
Kompania ka thënë se nuk beson se problemi mund t’i atribuohet dizajnit apo një defekti, dhe se nuk do të ofrojë ndihmë financiare për pronarët.