Prodhuesi japonez i automjeteve Toyota ka pësuar rënie të prodhimit global për të nëntin muaj radhazi, raportoi të enjten Reuters.
Megjithatë raportohet se rënia është më e butë muajt e fundit krahasuar me muajt e mëparshëm.
Prodhuesi më i madh i automjeteve në botë gjithashtu regjistroi rritjen e tij të parë në pesë muaj për shitjet globale, të cilat u rritën 1.4% në 903,103 automjete.
Toyota tha të enjten se prodhoi 893,164 automjete globalisht, me një rënie prej 0.8%. Kjo krahasohet me rënien prej 8% në shtator.
Në Kinë, ku konkurrenca ndaj markave vendase mbetet intensive, prodhimi ra me 9%.