Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, Porsche, ka njoftuar tërheqjen e 27,527 veturave elektrike në Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimeve për rrezik të qarkut të shkurtër të baterisë, raportoi të martën Reuters.
Siç ka bërë të ditur Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA), tërheqja prek modelet Taycan të Porsche 2021-2024.
"Një qark i shkurtër në një bateri të tensionit të lartë rrit rrezikun për zjarr", ka njoftuar rregullatori.
Sipas NHTSA-s, me problemin do të merren tregtarët që do të instalojnë një softuer diagnostikues në automjete, si dhe do të kryejnë riparime falas nëse është e nevojshme.