Auto

Pezullohet hetimi i SHBA-së për Mercedesin

Foto ilustrim, Mercedes

Foto ilustrim

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka pezulluar hetimin për Mercedesin, ka konfirmuar kompania, e cila ka pranuar një letër nga autoritetet amerikane, transmeton agjencia gjermane e lajmeve dpa.  

Mercedes-Benz ishte akuzuar për emetime të tepërta nga rreth 250 mijë vetura me naftë.

“Ne bashkëpunuam plotësisht me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së dhe e bëmë çështjen transparente me kosto të madhe”, ka thënë Renata Jungo Brunger, anëtare e bordit të Mercedes-Benz për integritetin, qeverisjen dhe qëndrueshmërinë.

Procesi ka vazhduar që nga viti 2016.

“Ne shqyrtuam 1.7 milionë dokumente, bëmë më shumë se 70 intervista me punonjës aktualë dhe ish-punonjës dhe i dorëzuam më shumë se 300 mijë dokumente Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së”, ka thënë Brunger.

Në shtator të vitit 2020, prodhuesi gjerman i automjeteve shmangu një padi kolektive për veturat me naftë.