He Xiaopeng, drejtor i kompanisë të automjeteve elektrike kineze, Xpeng, ka deklaruar se shumica e prodhuesve kinezë të makinave nuk do të mbijetojnë në dekadën e ardhshme. Ai ka thënë se do të mbesin vetëm shtatë kompani të mëdha, ndonëse s'i ka treguar me emër.
“Nga 300 start-ups, vetëm 100 prej tyre kanë mbijetuar. Sot ka më pas se 50 kompani që ekzistojnë dhe vetëm 40 prej tyre shesin makina çdo vit. Unë personalisht mendoj se do të ketë vetëm shtatë kompani të mëdha makinash që do të ekzistojnë në 10 vitet e ardhshme”, ka deklaruar Xpeng për “The Straits Times”.
Kjo nuk është hera e parë kur drejtori i kompanisë kineze ka parashikuar konkurrencë brutale mes prodhuesve.
“Kush do të mbijetojë në vitin 2030 do të varet nga aftësia dhe fizibiliteti i kompanive. Industria e veturave është maratonë, nuk është sprint”, ka shtuar ai.