Auto

Nissani i hapur për partnerë të rinj

Nissan

Prodhuesi japonez i automjeteve, Nissan, është shprehur i hapur për të punuar me partnerë të rinj pas bisedimeve për bashkim me Hondan, kanë njoftuar burime për Reuters të enjten. 

Siç raportohet, Foxconni i Tajvanit shihet si një nga kandidatët për partner. 

Nissani thuhet se është në vështirësi pasi është tërhequr nga negociatat me rivalin më të madh, Hondan, për të krijuar prodhuesin numër tre të automjeteve në botë, marrëveshje që do të ishte ndryshimi i fundit më i madh në industrinë globale të automjeteve.

Honda dhe Nissani në dhjetor nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, por bisedimet janë komplikuar nga dallimet pasi Honda thuhet se donte ta kthente Nissanin në filial. 

Honda është prodhuesi i dytë më i madh i veturave në Japoni pas Toyotas, dhe Nissani është i treti më i madhi.

Nissani ka njoftuar tashmë planet për të reduktuar rreth nëntë mijë vende pune dhe 20 për qind të kapacitetit global.